NE SHITJE

Bujtina e Diellit – një oaz i vërtetë në zemër të natyrës, në fshatin piktoresk Fushas, Baldushk – vetëm pak minuta larg Tiranës.

Ky kompleks i mrekullueshëm agroturizmi shtrihet në mbi 18,300 m² dhe ofron një eksperiencë autentike mes gjelbërimit, qetësisë dhe mikpritjes tradicionale.



Ndërtesa kryesore, me një sipërfaqe ndërtimi prej 1,250 m² dhe 4 kate funksionale, përfshin:



ambiente teknike, kantinë vere dhe magazina me temperaturë të kontrolluar



SPA, sauna, pishinë të brendshme dhe palestër moderne



dy salla restoranti elegantë (Prive & Venecia), kuzhinë të brendshme dhe të jashtme me të gjitha pajisjet



7 dhoma hoteli me ballkone private dhe banjo individuale – të dizajnuara me kujdes për qetësi dhe rehati maksimale



Taracat janë të pajisura me panelet diellore për ngrohje uji dhe energji elektrike, duke e bërë kompleksin tërësisht të qëndrueshëm dhe eco-friendly.



Agroturizmi është zemra e këtij vendi: me vreshta të mbjella me rrush, pemë frutore të shumëllojshme dhe sera të bollshme që prodhojnë çdo sezon perime të freskëta dhe bio.



Me sistem sigurie të centralizuar, ngrohje me kaldaja dhe kondicionim në çdo ambient, Bujtina e Diellit është më shumë se një vend pushimi — është një mënyrë jetese.



Për më shumë informacion apo vizitë në prone:

+355 69 428 6063

+355 69 204 6914



Britalb Properties

The hunt ends here